Lifestyle

Krijohet aplikacioni që ndihmon të prekurit nga Dementia

Dementia është një sindromë që prek moshat e vjetra dhe aftësinë për të menduar kthjellët, kryerjen e aktiviteteve të përditshmërisë, memorien dhe mendimin.

Një sëmundje që po sheh rritje të vazhdueshme për të cilën 4 vajza të reja me origjinë nigeriano – irlandeze kanë menduar një zgjidhje alternative.

Ato kanë krijuar një aplikacion që përmes lojërave dhe sensorëve të ndryshëm mund të ndihmojë pacientët të mbajnë të trajnuar aftësitë e prekura nga sëmundja.

“Aplikacioni është krijuar duke marrë parasysh fushat ku persona me këtë sindromë shfaqin vështirësi. Gjithashtu përmes skanimit të imazhit ato mund të kuptojnë në çfarë gjendje është përdoruesi dhe të përshtasë kështu playlistën muzikore. Nëse personi nuk ndihet mirë, playlist-a do të jetë aty për ta vënë atë në lëvizje” – u shpreh Rachel, njëra nga krijueset e aplikacionit për “NPR”.