Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Showbiz

Krijuesja e hitit të njohur ‘Bad Guy’, Billie Eilish sjell një tjetër surprizë shumë të bukur!

Bukuroshja 19-vjeçare, Billie Eilish ka sjellë një dhuratë të re shumë interesante për të gjithë fansat e saj. Të gjithë e dimë se një nga bashkëpunimet e saj më të mirë dhe më të suksesshëm ka qenë me kastin dhe të gjithë ekipin e madh të filmit që para pak kohësh u lançua. Bëhet fjalë për ‘No Time To Die’, filmi i cili arriti të thyente rekorde të mëdha që pas shfaqjeve të tij në kinema.

Hiti i Billie-t arriti që gjithashtu të merrte vëmendjen e duhur dhe të fitonte aq sa duhet sukses. Bashkëpunimet e saj gjithmonë kanë qenë të arrira dhe prandaj ajo ka vendosur që ta vulosë suksesin në këtë mënyrë.

Krijuesja e ‘Happier Than Ever’ ka sjellë për të gjithë fansat e saj vinyl-in e ri të këngëve të saj për ‘No Time To Die’ në bashkëpunim me 007.

Vlen për t’u përmendur se bashkëpunime të tilla nuk do të kenë fund sepse projekti më i ri me titull “Turning Red” i ‘Pixar’ përmban edhe disa këngë të reja nga këngëtarja shumë e dashur Billie Eilish dhe nga vëllai i saj Finneas. Kompanitë e mëdha si ‘Disney’ dhe ‘Pixar’ kanë publikuar një trailer të ri për filmin e animuar “Turning Red”nga ku edhe shfaqet muzika e re e këngëtares dhe e kompozitorit fitues të çmimeve ‘Grammy’.

Eilish dhe Finneas kanë dhënë kontributin e tyre me tre këngë të reja në 4*Town, grupi imagjinar në film. “Nobody Like U” është paraqitur në trailerin e ri. Në lidhje me këtë producentja Lindsey Collins ka treguar se:

Kur fillimisht filluam që të flisnim për Billie Eilish dhe Finneas, përpara se ata të fitonin çmimet ‘Grammy’. Ne ishim tifozë të mëdhenj të tyre. Ne u takuam me ta dhe hodhëm idenë kryesore të projektit me grupin e djemve, duke i pyetur nëse do të ishin të interesuar të shkruanin dhe të prodhonin këngët për këtë dhe ata ishin dakord.