Aktualitet

Krim brenda familjes në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë e tij!

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Gramsh.

Mësohet se një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol , dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, me iniciale Sh.S.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa shërbimet e Policisë janë nisur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.

“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.

Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”– njofton policia.