Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner e shqetësuar për pasurinë e Kylie!

Kris Jenner thuhet se po kalon një krizë mes shqetësimeve që vajza Kylie mund të humbasë miliona pas koncertit tragjik të Travis Scott. Tetë njerëz vdiqën ndërsa qindra të tjerë pësuan lëndime, teksa reperi 29-vjeçar performoi në skenë në festivalin, i cili u mbajt në parkun NRG në Hjuston të premten mbrëma.

Kris Jenner

Kylie, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me Travis, ka statusin e miliarderes, por tani mamaja Kris raportohet se është e shqetësuar se biznesi i saj do të preket. Një burim i tha The Sun se 24-vjeçarja më shumë se çdo gjë dëshiron të bëjë gjënë e duhur për viktimat, por është në rrezik të humbasë partneritetin e saj të biznesit dhe është përgjegjëse për jetesën e shumë njerëzve.

Kris është në gjendje krize dhe ende po mendon se si ta trajtojë këtë më së miri. Sa më gjatë që kompanitë e Kylie të qëndrojnë pa qenë aktive në mediat sociale apo promovime, aq më shumë ulen shitjet dhe aq më pak fitojnë nga marketingu. Ne po flasim për humbje potencialisht miliona dollarësh.

Kylie Jenner

Kylie Jenner nuk është lënduar pasi mori pjesë në koncertin e Travis Scott. Kujtojmë, se Kylie është shprehur për tragjedinë duke postuar si më poshtë.

Travis dhe unë jemi të thyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën jetën, u plagosën apo u prekën nga ngjarjet e djeshme. Gjithashtu Travis, kujdeset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin e Hjustonit.

Travis Scott