Lifestyle

Prezantohen lodrat më edukative për fëmijët tuaj

Lodrat e reja që Babagjyshi i Vitit të ri mund t’ju sjellë këtë fundvit janë prezantuar në SHBA në ekspozitën e fundit “Toy Fair”, modelet e 2020-s. Në eventin më të rëndësishëm global dedikuar lodrave, ra në sy orientimi drejt modeleve edukative, që respektojnë ambientin, por njëkohësisht të ndërthurura me bashkëveprime social mes të vegjëlve.

Kjo mund të përdoret edhe si një guidë për prindërit në këtë prag festash, duke pasur parasysh edhe qëllimin edukativ të lojërave.

1-“Toy for future” (Lodër për të ardhmen) u emërtua prirja e parë  e frymëzuar nga aktivistja adoleshente mbrojtëse e klimës Greta Thunberg. Është marrë përsipër të sillen lodra që i bëjnë fëmijët  e vegjël më të gatshëm për të luajtur, por duke u edukuar njëkohësisht për çështjet mjedisore. Për këtë serviren libra, por edhe lojëra tavoline, të krijuara me niseshte, kallam sheqeri ose shishe të vjetra plastike. Për fëmijët deri në 3 vjeç, ju mund të zgjidhni kamionët e lodrave për mbledhjen e mbeturinave, ku mësohet edhe riciklimi i plehrave. Pastaj janë kosheret mini, të dyja lodra me bletë druri për të luajtur në shtëpi ose koshere të vërteta për t’i vendosur në kopsht.

2- Dashuria për mjedisin ndiqet nga opsioni ‘Dixhitalja bëhet fizike’ që i çon fëmijët të braktisin tastierat apo tabletët për të luajtur me heronjtë e tyre të videolojërave tanimë në shitje në formatin e lodrave fizike. Edhe “Baby Shark” që po çmend të vegjlit në Youtube, është në formatin e lodrës pellush por me zërin enigmatik. Trendi vijon me personazhet Ragnarok, Rex, Cuddle Team Leader dhe Brite Bomber, ose personazhet më të dashur të lojës së famshme online “Fortnite”, që ka mbi 250 milionë lojtarë të regjistruar, një shifër që ka tejkaluar edhe “Minecraft”.

3- Tendenca e tretë në botën e lojërave edukative, është pagëzuar “Ji vetvetja”. Në të përfshihen lojëra inkurajuese për brezat e ardhshëm që të jenë më tolerantë dhe të respektueshëm ndaj ndryshimeve, duke u bërë suport ndaj personave në vështirësi apo më të brishtë. Për këtë është krijuar Desi Dolls, kukulla me veshje myslimane dhe lëkurë të errët. Gjithashtu Barbie vjen në karrige me rrota dhe me protezë në këmbë.

4- Të rejat e lodrave që krijojnë lojëra edukative mund t’i gjeni edhe online, duke ju kursyer kohën e blerjeve të Krishtlindjes. Në krye të listave të dëshirave spikat lodra prej pellushi ‘Baby Yoda’ The Child, personazhi më i dashur i versionit të fundit “Star War The Mandalorian”, përveçse është e gjithë seria “Lego Star Wars”. Gjithashtu vajzat do të gjejnë Barbie Color Reveal, kukullat plot ngjyrëshe që fshehin edhe supriza.

Mes risive nuk do të mungojnë klasiket. Loja popullore “Mos u nxeh” që mbush 85 vjeç do të mund ta gjeni gjithashtu online.