Celebrities Gossip Showbiz

Krishtlindjet e para së bashku! Në kartolinën e fundvitit të familjes Vjollca një tjetër pjesëtare na ëmbëlson ditën.

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Prej shumë kohësh ishte përfolur një shtatzëni e prezantueses bukuroshe deri sa pritja mori fund.

E edhe pse, fotot apo momentet me vogëlushen e tyre janë të pakta, Marina e ka bërë ‘zemrën gur’ në kartolinën e festave të fundvitit, ku teksa kanë respektuar ‘ritualin’ e familjes Vjollca, të cilat të veshura njësoj urojnë Krishtlindjet, këtë herë një pjesëtare e re është shtuar. Bëhet fjalë pikërisht, për Marget, e cila edhe pse fytyra nuk i duket fare, sërish ka tërhequr vëmendjen më të madhe.

Gëzuar Krishtlindjet!

Epo, të na falni Marina dhe Luana, një tjetër bukuroshe na i bëri sytë zemra!

Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin. Mirëpo, si çdo mama “zemrën e ka lënë në shtëpi” te e bija dhe këtë na e ka treguar më së miri para disa ditësh. Teksa na tregoi se ishte në dhomën e grimit duke u bërë gati për spektakël, bukuroshja na tregoi se po shikonte Marget nga kamerat e vendosura në shtëpi të bëra për këtë gjë.

Një ditë pas ardhjes në jetë të Marget, teze Luana reagoi me një shkrim në Instastory teksa u shpreh se është “ndjesia më e bukur në botë”.

Disa ditë para se Marina të bëhej mama, ajo dhe Luana ndanë disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës.