Celebrities Gossip Showbiz

Krisja e parë e çiftit Fero-Arbenita! Çfarë po ndodh mes tyre?

Fero dhe Arbenita janë prej kohësh tanimë të martuar dhe prej pak muajsh prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Nina. Megjithatë, pikërisht kur dukej se gjërat mes çiftit ishin më mirë se kurrë diçka e papritur na bëri të dyshojmë për një krisje mes tyre.

Në kohën kur rrjetet sociale janë tregues kryesor për marrëdhënien mes njerëzve, një ‘unfollow’ tregon shumë. Krejt papritur Fero dhe Arbenita kanë hequr njëri- tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram. Në një vështrim të shpejtë mund të shohim se ata nuk ndiqen më.

Çfarë po ndodh mes tyre ende nuk dihet, ama shpresojmë të mos jetë diçka serioze…

Rikujtojmë se, Fero është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Reperi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Akuzat për Feron janë paraqitur që prej vitit 2018  pas një mosmarrëveshjeje në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët.

Fero prej kohësh nuk është më pjesë aktive e tregut muzikor siç ka qenë dikur dhe duket t’i ketë munguar shumë ndjekësve të tij. Pak ditë më parë, ai zbuloi surprizën për ta se do të vijë me një projekt muzikor së shpejti. Kënga quhet ‘Bella’ dhe ai tregoi se mund të publikohet brenda pak ditësh.