Celebrities Film & Tv Showbiz

Kristen Stewart pranon se gjatë karrierës së saj ka patur shumë pak filma që i kanë pëlqyer!

Aktorja e njohur Kristen Stewart, e cila momentalisht është duke shijuar suksesin e rolit të saj të Princeshës Diana në “Spencer”, ka deklaruar së fundmi se jo çdo film i saj ka qenë një hit. Në një intervistë me “The Sunday Times”, aktorja rrëfeu se i pëlqenin disa nga dhjetëra filmat që ajo ka punuar gjatë gjithë karrierës së saj.

Kjo është një goditje totale. Unë ndoshta kam bërë pesë filma vërtet të mirë, nga 45 ose 50 filma? Për të cilët them: “Uau, ai person bëri një punë të bukur”. Duhet të shikoj listën time. Por ato janë pak. Por kjo nuk do të thotë se jam penduar për përvojën e krijimit të tyre.

Ndër filmat e saj të preferuar, janë ata të regjisorit Olivier Assayas, si “Clouds of Sils Maria” dhe “Personal Shopper”. Nga ana tjetër Stewart tha se ajo ishte penduar vetëm që pranoi të luante në disa filma. Sipas saj jo sepse nuk ishin të suksesshëm, por sepse nuk ishte aspak argëtues realizimi i tyre.

Më e keqja është kur je në mes të diçkaje dhe e di se jo vetëm që ndoshta do të jetë një film i keq, por të gjithë po presim që të përfundojë. Por nuk jam një njeri i keq, nuk do t’i them kush janë në publik.

Ndërkohë për sa i përket rolit të saj të Princeshës së Uellsit në filmin e vlerësuar nga kritika, Stewart ka shprehur se gjatë xhirimeve ka ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo. Në një intervistë për “LA Times” pas shfaqjes së premierës së filmit “Spencer” në Amerikën e Veriut, në Telluride, Stewart tha se kishte përjetuar disa ndjenja drithëruese, shpirtërore duke xhiruar këtë film, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë në Sandringham.