Celebrities Gossip Showbiz

“Kristi është zvarranik”, Qetsori nuk i ndal sulmet!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një tjetër debat ndodhi mes Kristit dhe Qetsorit këtë javë. Ishte ky i fundit që përdori fjalë ofenduese drejt Kristit, duke e cilësuar atë si “myk”.

Kristi: Më çarmatosi me atë humorin që ka. Unë me Qetsorin nuk kam debate të vërteta. Vë re që kur unë flas, ai përgjigjet me mënyra të çuditshme.

Qetsor: Kristi është zvarranik dhe unë nuk ia përtoj t’i përgjigjem keq. Ai e ka shprehur vetë në disa momente që është zvarranik dhe unë ashtu do e shikoj. Unë e shoh si retilian.

Kristi: Nuk e kuptoj në çfarë konteksti e thotë.

Këtë javë në nominim kanë qenë dy dyshet Kiara me Oltën dhe Kristi me Qetsorin, për shkak të zgjedhjes së Nitës me mundësinë që i dha Vëllai i Madh me Kutinë e Pandorës. Mes tyre publiku ka vendosur që banorët që do të dalin në televotim ‘kokë më kokë’ janë Olta dhe Kiara, ku njëra prej tyre do të eleminonet të shtunën.