Bota

Kriza e koronavirusit, Polonia me kufizime të reja

Kriza koronavirus e kthen Poloninë në “zonë të kuqe”me kufizime të reja, më rigoroze. Vendimi i qeverisë polake pason përkeqësimin e situatës, me numra të shtuar rastesh e viktimash nga COVID-19.

Në 24 orë humbën jetën 153 pacientë. Polonia nuk bën përjashtim nga vendet e tjera të Europës që po goditen fuqishëm nga vala e dytë e koronavirusit. Në BE, Çekia është shteti më i prekur nga vala e dytë e COVID-19.

Kryeministri polak, Mateusz Morawieck, ka deklaruar synimin e tij për të zgjeruar masat e bllokimit në të gjithë vendin në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të koronavirusit.

“Unë sugjeroj që e gjithë Polonia të bëhet zonë e kuqe që nga e shtuna e ardhshme”, theksoi kryeministri. Aktualisht, 152 qarqe, përfshirë 11 qytete provinciale janë emëruar zona të kuqe, ndërsa pjesa tjetër e Polonisë ka statusin e zonës së verdhë.