Bota

Kriza energjetike/ Kompanitë franceze u bëjnë thirrje qytetarëve për kufizim të konsumit!

Krerët e kompanive të mëdha të energjisë franceze u kërkuan këtë të dielë qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin e energjisë për t’u përgatitur për një krizë të afërt.

“Ne duhet të punojmë kolektivisht për të reduktuar konsumin tonë në mënyrë që të rifitojmë hapësirën për manovrim”, thanë drejtuesit e Engie, EDF dhe Total në një letër publike.

Sipas Reuters letra e shkruar tregonte rënie në dërgesat e gazit rus si dhe prodhimin e kufizuar të energjisë elektrike për shkak të problemeve të mirëmbajtjes.

Kryeministrja Elisabeth Borne tha se Franca synon të mbushë objektet e saj të depozitimit të gazit deri në fillim të vjeshtës.

Lufta Rusi-Ukrainë ka treguar vazhdimisht  varësinë e Evropës nga gazi rus, duke nxitur një përpjekje për të gjetur burime alternative të energjisë.

Ata po vijojnë përpjekjet e tyre për të gjetur burime të reja gazi dhe për të ndërtuar një terminal lundrues të gazit natyror të lëngshëm në portin verior të Le Havre.

Franca po përballet me rritje çmimesh të energjisë dhe vazhdimisht po planifikon një sistem për përballimin e situatës.