Rajoni

Kriza me energjinë në Kosovë, kryeministri Kurti propozon zgjidhjet!

Për krizën energjetike në Kosovë, kryeministri Albin Kurti thotë se “zgjidhja është kufizimi ose shtrenjtimi i energjisë”. Sipas tij, “çmimet e importit janë 7-fishuar dhe më 21 dhjetor, një megavat energji kushtoi 515 euro”.

Po mundohemi të riparojmë problemet në Bllokun B2, pasi as gjysma e konsumit nuk mund të mbulohet nga prodhimi i energjisë elektrike në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellë në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milion euro.

“Duam rrymë e jo arsyetime!” dhe “Asnjë cent më shumë!” ishin disa prej sloganeve të një grupi qytetarësh që protestuan sot në Prishtinë kundër kufizimeve të energjisë elektrike. Për shkak të krizës, prej 22 dhjetorit, konsumatorët në Kosovë po përballen çdo ditë me ndërprerje dy orëshe, të paktën referuar njoftimit zyrtar se raportimet nga terreni, tregojnë se kufizimet shkojnë deri në më shumë se 8 orë.

Qeveria e Kosovës vendosi masa të emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Ekzekutivi mund të fillojë me zbatimin e masave menjëherë, por vendimi duhet të shqyrtohet edhe nga Kuvendi i Kosovës në afat prej shtatë ditësh. Parlamenti ka të drejtën e refuzimit të masave e në këtë rast, Qeveria është e detyruar t’i ndërpresë. Masat emergjente në furnizimin me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizimin për konsumatorët dhe vendosjen e detyrimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.