Bota

Krizë urie në Korenë e Veriut, miliona banorë pa ushqim

Në një komunikim të pazakontë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”. Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë urgjente të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990 ku mbetën të vdekur nga mungesa e ushqimit mbi 3 milionë koreanoveriorë.

Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë. Koreja e Veriut gjithashtu përballet me sanksione ekonomike ndërkombëtare, për shkak të programit të saj bërthamor.

Në një pranim të rrallë të vështirësive, Kim përmendi “Marsin e Mundishmëm”.

Zyrtarët verikoreanë e përdorin këtë term për t’iu referuar urisë shkatërruese në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e ka lënë Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.

Rreth 3 milionë njerëz vlerësohet të kenë vdekur gjatë asaj periudhe.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, ka thënë se “kriza e rëndë ushqimore” tashmë ka shkaktuar uri dhe kequshqyerje në vendin komunist.