Aktualitet

Krujë, policia vazhdon fazën e 8-të të megaoperacionit anti-cannabis “Territor i pastër”!

Megaoperacioni policor anti-cannabis “Territor i pastër”, në Krujë finalizohet faza e 8-të.  Në fshatrat Kuçaj, Zezë e Verjon të Njësisë Administrative Nikël u konstatuan dhe asgjësuan 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë. Njëri nga autorët e dyshuar, 53-vjeç, banues në Zezë u identifikua dhe u shpall në kërkim. Në 7 fazat e mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6 mijë e 347 fidanë e bimë cannabis sativa, të kultivuara në tokë e në kubikë.

Krujë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Në këtë megaoperacion, 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.

Konstatohen dhe asgjësohen në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshatrave Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël, Krujë.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A.D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.