Rajoni

Kryeministri malazez anluon vizitën në Tuz!

Pasi Tuzi priste përballjen me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç i cili duhet ishte prezent rreth orës 14.00 në komunën me shumicë shqiptare ku prej mëngjesit janë krijuar tensione, njoftohet se për arsye ende ta pa bëra të ditura Kryeministri malazez ka anluar vizitën.

Ndërkohë policia ndërhyri sot për mbylljen e disa restoranteve për shkelje të masave anti-COVID por ndeshi në kundërshtime edhe nga pushtetarët lokalë përveç pronarëve. Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj tha se “këto masa kanë për qëllim hakmarrjen për valëvitjen e flamurit të Kosovës në ditën e pavarësisë së këtij shteti më 17 shkurt”. Sipas Gjeloshajt, “ndërhyrja nuk lidhet me përhapjen e COVID”-it.

Aktualisht në Tuz janë 95 persona të infektuar me koronavirus, dhe kjo komunë gjendet në zonën e ashtuquajtur të gjelbër ku shkalla e epidemisë nuk është në rritje. Tuzi është qytet me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg Podgoricës.