Aktualitet

Kryeministri Rama për naftëtarët: “Të dalin nga greva që të bisedojmë”

Në një tjetër reagim për grevën e naftëtarëve të Ballshit, kryeministri Rama i’u bën sërish thirrje ta ndërpresin.

Në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”.

Kujtojmë se prej 24 ditësh ditësh, naftëtarët janë në grevë, ku 17 ditë ndenjën burrat, ndërsa sot është dita e 7 që në grevë janë gratë. Ata kërkojnë pagat e pa dhëna të fituara me gjyq. Edhe pas reagimit të kryeministrit në Twitter ditën e djeshme, ato thanë se nuk pranojnë të dalin nga greva pasi siç thonë nuk besojnë në premtime boshe.