Aktualitet

Kryeministri Rama, publikon videon informuese për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID!

Kryeministri Edi Rama publikoi një video informuese lidhur me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë anti-COVID.

MIRËMËNGJES dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë!

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/mir%C3%ABm%C3%ABngjes-dhe-me-k%C3%ABt%C3%AB-informacion-t%C3%AB-dobish%C3%ABm-p%C3%ABr-kategorit%C3%AB-q%C3%AB-duhet-t%C3%AB-vaksi/1071597993604367/

Me dozën e tretë duhet të vaksinohen personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë. Gjithashtu, dozën e tretë të vaksinës këshillohet ta marrin edhe personat mbi 18-vjeç, me sëmundje të caktuara. Doza e  tretë booster duhet të merret jo më herët se 6 muaj pas kryerjes së dozës së dytë, por këshillohet që qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Nga 1 nëntori e deri më sot janë më shumë se 18 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Ndërsa prej 1 nëntorit, sipas udhëzimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç,  me probleme të sistemit imunitar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,971,973 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku përfshihen 1,040,015 doza të para, 913,524 të dyta dhe 18,434 doza të treta. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina anti-COVID.