Rajoni

Kryeparlamentari Konjufca: Në propozimin e europian nuk përmendet asociacioni!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se në propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e raporteve me Serbinë e që Prishtina e pranoi, nuk përfshihet çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Referenca për Asociacionin është në kuadër të fjalisë ku kërkohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.

Nuk po e di pse gjithë ky pluhur kur kryeministri para tre muajsh ka thënë që ky plan është i pranueshëm për Kosovën. Pra është bazë e mirë. Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që aty nuk përmendet kurrfarë asociacioni. E tëra që mund të aludohet për nënkuptim të Asociacionit në atë plan është marrëveshjet e deritashme të arritura në dialog. Në një farë mënyre, Kosova e merr përsipër një obligim për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog. Nga ky kuptim mund të thoni se është i nënkuptueshëm, pra është implicit referenca në Asociacion.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015-ën hodhi poshtë Marrëveshjen mbi parimet për themelimin e Asociacionit, prandaj duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit, por kjo është shumë e vështirë në këto kushte kur Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë 23 pika.

Eshtë kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje de fakto. Pra, shtetësia e Serbisë ndaj Kosovës nuk pranohet drejtpërdrejtë, por pranohet në mënyrë të tërthortë. Nuk i bie që pranohet përmes një akti shtetëror të Serbisë, por përmes një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian.

Kurse rreziku i dytë, po ashtu hiç i lehtë për Kosovën, është që duket sikur nuk e ka formën e marrëveshjes përfundimtare dhe ky është rrezik i madh. Pastaj, kjo do të jetë taktikë e Serbisë që ta sekuencojë në dy hapa. Hapi i parë marrëveshja bazike, ky që po quhet plani franko-gjerman, dhe hapi i dytë rrezikon që të na krijohet në momentin që ndoshta synohet që të jetë edhe njohje legale, por Kosovës i kërkohet diçka tjetër edhe më shumë seç po i kërkohet tani.

SHBA-të dhe BE-ja kanë intensifikuar thirrjet e tyre drejtuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Prishtina e kundërshton një asociacion njëetnik, ndërsa Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë-Hercegovinë.