Ksanti Hysenlliu

Ksanti Hysenlliu ka lindur në Tiranë më 29 prill 1998. Ai vazhdoi studimet për ekonomi në një universitet privat në Tiranë, por pasioni i tij për televizionin dhe radion e ndiqte gjithmonë. Ksanti ka qenë pjesë e televizionit në prapaskenë duke asistuar dhe duke mësuar gjithashtu më tepër për televizionin dhe mënyrat sesi televizioni fuksionon.

Në vitin 2021-2022 Ksanti bashkohet pranë redaksisë Top News si narrator në një dokumentar dossier të quajtur “BLACK HISTORY”. Më pas ai aplikon dhe konkuron në Top Albania Radio për t’u bërë pjesë si prezantues i radios duke bërë kështu ëndrrën e tij realitet.

Në Top Albania Radio, Ksantin e dëgjoni në emisionin “Një Këngë Për Ty”.

Follow Ksanti