Politikë

KSHZ vendos: Më 25 prill do të përdoret për herë të parë teknologjia në zgjedhje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me anë të Komisionit Rregullator miratoi vendimin, i cili i hap rrugë prokurimit të pajisjeve për identifikimin biometrik të zgjedhësve më 25 Prill. Nga ky moment Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis punën për proceduren e tenderimit të pajiseve elektronike, të cilat sipas vendimit duhet të shtrihen në të gjithë vendin dhe të mos lejojnë votimin dy herë te zgjedhësve. Rreth 5 mijë pajisje që do bëjnë të mundur identifikimin biometrik të zgjedhësve duhet të plotesojnë kushte te forta të sigurisë kibernetike pasi nuk duhet të lejojnë ndërhyrje nga jashtë. Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje është testi më i rëndësishëm për KQZ-në e re, pasi në 2013 dy projekte pilot dështuan.

Pasi Kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi fasadë, reagon Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë. Komiteti i bëri thirrje Bashës të tërheqë akuzat dhe theksoi se ata mendojnë se strategjia që kanë ndjekur deri më sot, i’a ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit e të Europës.

Por Partia Demokratike u kundërpërgjigj sërish. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës.