Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Film & Tv

Kthehet në Tokë, ekipi që xhiroi të parin film në hapësirë!

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar u shndërrua në një set kinematografik për 12 ditë, për filmin rus me metrazh të gjatë “The Challenge”. Ekipi që xhiroi të parin film në hapësirë u rikthye në tokë, në bordin e anijes Soyuz, që zbriti në Kazakistan, pas udhëtimit që zgjati tre orë e gjysmë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Nisja u bë më 5 tetor ndërsa në fokus ishte historia e një kirurgeje, e cila shkon në Stacionin Hapësinor për të shpëtuar një anëtar të ekuipazhit, që duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në orbitë.

Pas uljes në tokë, aktorja Yulia Peresild, regjisori Klim Shipenko e astronauti Oleg Novitskiy u nxorrën nga kapsula dhe qëndruan ulur, që të përshtateshin me gravitetin. Që të tre dukeshin të shëndetshëm e të lumtur dhe më pas u dërguan në një tendë për kontrolle mjekësore.

Në të parin film të xhiruar në hapësirë, rolin e kirurges e intepretoi Yulia Peresild. Ndërkaq, Novitskiy, i cili ka kaluar mbi 6 muaj në stacionin hapësinor, luajti atë të kozmonautit të sëmurë.

Në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar mbeten ende 7 astronautë. Nga Rusia: Anton Shkaplerov e Pyotr Dubrov; nga Shtetet e Bashkuara: Mark Vande Hei, Shane Kimbrough e Megan McArthur; Thomas Pesquet i Agjencisë Hapësinore Europiane dhe japonezi Aki Hoshide.