Music

Kthejeni në festë kudo që të jeni, vetëm me DJ Ankloe në “Selected By”!

Siç e dimë, familjes së madhe të Top Albania Radio-s i është shtuar dhe një anëtare e vogël, por me një vizion dhe talent shumë të madh, Dj Ankloe.

Këtë javë ajo do të jetë në krye të programit më të dashur dhe argëtues, “Selected By” i cili sjell muzikë shumë të bukura, me këngë të mirëpërzgjedhura nga DJ-të tanë resident dhe jo vetëm.

Në orën 20:00 fillon maratona e shumëpritur e DJ Ankloe, e cila ka zgjedhur për ju sonte rryma nga më të ndryshmet, duke nisur nga dance e duke përfunduar me një rrymë shumë të preferuar dhe të kërkuar nga pothuajse të gjithë, ajo latine.

Sigurisht që në këtë “Selected By” Dj Ankloe ka zgjedhur të përfshijë dhe muzikën më të mirë që është më “IN” për momentin.

Ju sugjerojmë të mos e humbisni dy orëshin e mrekullueshëm, ora 20:00 deri në 22:00 vetëm nën shoqërinë e “Selected By” me artin e krijuar nga Dj shumë e dashur, Ankloe!