Bota

Kthesa e Joe Biden ndaj Arabisë Saudite pas luftës në Ukrainë

Presidenti, Joe Biden deri më tani e kishte refuzuar princin trashëgimtar saudit, Bin Salman. Por në korrik, Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite. Ndryshimi i qëndrimit ka arsye të brendshme politike.

Një rrugë në Uashington që të çon tek ambasada e Arabisë Saudite në kryeqytetin amerikan mban emrin e Xhamal Khashogit. Disa aktivistë politkë e organizuan ndryshimin simbolik të emrit për të nderuar trashëgiminë e gazetarit kritik “megjithë përpjekjet për normalizim.” Gazetari saudit Khashogi u vra barbarisht në vitin 2018. Shërbimet sekrete amerikane shohin si dorën e pasme organizuese të vrasjes, princin trashëgrimtar saudit, Bin Salman. Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fushatës presidenciale madje kishte premtuar ta trajtonte Bin Salman si një të përjashtuar.

Por javën e kaluar Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se në mesin e korrikut, presidenti Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite. Biden theksoi, se nuk do të takohet me Bin Salman, po udhëton në një takim ndërkombëtar, ku edhe ai merr pjesë. Biden merr pjesë në një takim të këshillit të bashkupunimit të vendeve të Gjirit. Arabia Saudite ka presidencën e radhës. E si mund ta mënjanojë Biden aty Bin Salmanin?

Vetëm njoftimi se Biden do të kthehet në shtëpinë e sauditëve solli kritika. Demokrati Adam Schiff e kritikoi vendimin në një letër me disa deputetë të tjerë amerikanë. “Nuk do të fluturoja, nuk do t’i jepja dorën atij.” dhe shton se kjo tregon vetëm se sa uria për energji fosile e shfytyron politikën tonë të jashtme.

Bëhet fjalë për problemet e brendshme?

Rritja e çmimeve të benzinës dhe dëshira e SHBA për kuota më të larta të nxjerrjes së naftës duket se janë arsyeja e kthesës në diplomacinë ndaj shtëpisë mbretërore saudite. Republikanët, si senatori Chuck Grassely shohin pas këtij hapi të Bidenit arsyet e brendshme politike dhe inflacionin. Grassley pyet, pse “do të duhet të fluturonte presidenti në Arabinë Saudite dhe të lutet për më shumë naftë, nëse në vendin tonë do të kishim mjaftueshëm naftë? Përveç kësaj ne kemi kushte mjedisore që duhen plotësuar dhe ata nuk i kanë këto.”

Duket lufta në Ukrainë i ka ndryshuar prioritetet e Uashingtonit, edhe në marrëdhënien me Arabinë Saudite. Uashingtoni kërkon të mbajë të bashkuar aleatët në konfrontimin me Moskën. Sauditët e kanë konsideruar ndërkohë prezencën ushtarake ruse në Lindjen e Afërt si kundërpol të SHBA, shkruan portali “Politico”. Kur krerët e shteteve dhe qeverive në takimin e G20-s në vitin 2018 e mënjanuan Bin Salmanin ishte Putini që i ofroi dorën.


Kështu që sado Biden publikisht qëndroi në distancë, në aspektin diplomatik ishte e qartë, që nuk është në interesin e SHBA prishja e marrëdhënieve me Riadin. Me sa duket presidenti në politikën reale duhet të sillet ndryshe nga fjalimet në fushatë zgjedhore. “Nuk e ndryshoj qëndrimin për të drejtat e njeriut. Por si president i Shteteve të Bashkuara është detyra ime të sjell paqe aty ku kam mundësi.”

Konfrontimi me Rusinë dhe presioni i ekonomisë në SHBA jandë faktorët kryesorë për këtë kthesë. Edhe pse qeveria amerikane nuk e përmend këtë zyrtarisht.