Celebrities Music Showbiz

Ku i kemi fansat e Avril Lavigne? Këngëtarja së shpejti vjen me surpriza!

Këngëtarja e njohur Avril Lavigne ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e saj. Përmes rrjetit social, Instragram, Avril ka zbuluar se do të publikojë së shpejti një këngë të re e cila titullohet “Bite Me”. Në një foto të postuar 37-vjeçarja ka shkruar:

A jeni gati për “Bite Me”? Kënga ime e re, 10 nëntor, ruajeni, linkun e keni në bio.

Gjithashtu, dy ditë më parë këngëtarja tregoi se kishte nënshkruar kontratë me kompaninë diskografike “DTA Records” të reperit Travis Barker. Ndërkaq, rikujtojmë se para disa kohësh artistja e njohur ka rrëfyer se si është të luftosh me një sëmundje si “Lyme”.

Në vitin 2014 gjatë turneut të fundit muzikor, Avril po ndjente rënie të theksuar të imunitetit të saj dhe energjisë.

Shpeshherë më binte të fikët në skenë, shikimi më errësohej dhe nuk merrja dot frymë. Për shumë javë pyesja vetën se çfarë dreqin po ndodhte me mua.

Pasi u diagnostikua me “Lyme” (infeksion bakterial që shkaktohet nga pickimi i një insekti të quajtur ‘ixodes scapularis’), këngëtarja tha se për dy vite ka qenë në regjim të plotë shtrati dhe shpeshherë mendonte se do të vdiste.

Karriera ime po shkatërrohej ashtu si shëndeti. Për netë të tëra lutesha që të shpëtoja edhe pse më dukej fundi. Është e njejta ndjesi sikur je nën ujë dhe nuk mund të marrësh frymë për një kohë të gjatë.