Celebrities Film & Tv

Ku i kemi fansat e “Peaky Blinders”? Mblidhuni të gjithë këtu sepse kemi lajme të mira!

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham dhe shefit të saj, Tommy Shelby i portretizuar nga aktori Cillian Murphy. Historia e gangsterit në këtë serial ka bërë për vete të gjithë botën. Deri tani, ky serial ka 5 sezone të cilat kanë fiksuar publikun para ekranit dhe fatkeqësisht pandemia COVID-19 i vonoi xhirimet e sezonit të ri, aq sa u mendua se nuk do të kishte më një të tillë.

Mirëpo, lajmi i mirë është se po vjen një sezon i gjashtë për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim. Po ashtu, fansat e këtij seriali do të mërziten me lajmin se sezoni i 6-të do të jetë edhe i fundit siç ka konfirmuar shkrimtari dhe krijuesi Steven Knight.

Së fundmi gjithashtu regjisori i “Peaky Blinders”, Anthony Byrne, ka thënë se sezoni i fundit i serialit do të publikohet më shpejt sesa mendoni. Byrne publikoi një ‘trailer’ të shkurtër ngacmues në rrjetin social Instagram. Klipi fillon me yllin kryesor Cillian Murphy, duke ecur në një rrugë të zbrazët me një çantë të madhe në dorë. Mezi po e prisni apo jo?!

Krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight tha në një panel të Festivalit të Filmit në Londër muajin e kaluar se ky film do të shënojë “fundin e rrugës për atë që tashmë e njohin të gjithë”. Sipas “Variety”, seriali i famshëm do të bëhet edhe film.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se para disa kohëve një lajm i trishtë i mërziti të gjithë fansat e serialit. Ylli i “Peaky Blinders”, Helen McCrory u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare pak pasi u diagnostifikua me kancer. Bashkëshorti i saj Damian Lewis njoftoi lajmin e trishtë duke shprehur se:

Unë jam zemërthyer të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria mes miqve dhe familjes.