Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Ku po shkon kështu moj Dua? Këngëtarja shfaqet çuditshëm rrugëve të Parisit…

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa i ka habitur të gjithë teksa është fotografuar duke ecur rrugëve të Parisit e maskuar totalisht. Foto bënë shpejt xhiron e rrjetit dhe ndër të tjera u komentua kombinimi i saj i çuditshëm me maskë, kapele dhe syze dielli.

Mësohet se destinacioni i saj ka qenë muzeu i artit në Paris “The Fondation Cartier”. 26-vjeçarja kishte veshur një kapele në ngjyrën vjollcë dhe mbi të kishte vendosur një shall jeshil. Nuk mund të mungonte maska anti-COVID si dhe një palë syze. Mund të themi se më këtë ‘look’, Dua-s nuk i dukej asnjë tipar i fytyrës. Ndodh shumë rrallë që Dua Lipa të maskohet në daljet e saj publike sidomos kaq shumë…

Së fundmi bukuroshja ka vazhduar takimet e saj pas paraqitjes në Këshillin Atlantik. Artistja është takuar me aktivisten për të drejtat e njeriut dhe nobelisten, Nadia Murad, teksa ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi nga ky takim. 26-vjeçarja tha se bashkë me aktivisten nga Iraku kanë biseduar për fëmijërinë dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dashurinë që ka për ushqimin arab. 

Rikujtojmë se, Lipa teksa mori Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”, përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

Ndërkaq nëse ju ka shpëtuar si detaj, artistja me origjinë shqiptare, është nderuar me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në “Distinguished Leadership Awards”. Para se të pranonte çmimin, këngëtarja mbajti një fjalim para figurave të rëndësishme që ishin prezent në këtë event. Ajo siç do herë tjetër tregoi me krenari se vjen nga Kosova, duke folur edhe për sfidat që ballafaqohet rinia, pa lënë pa përmendur edhe vlerat që përfaqëson populli i saj. Fjalimi i këngëtares u bë viral dhe u shpërnda kudo në rrjetet sociale. Këtë së fundmi e bëri edhe babai i saj, Dukagjin Lipa.