Sport

Kualifikueset e Europianit, Shqipëria U-17 përmbys Suedinë me tre gola

Shqipëria U-17 fitoi sot 3-1 me moshatarët e Suedisë. Sfida e sotme ishte e vlefshme për kualifkueset e Europianit 2023 (grupi 7) për këtë moshë, me duelin që u zhvillua në Kroaci, aty ku do luhet të gjitha përballjet.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku u imponua ndaj nordikëve, duke shënuar tre gola dhe përmbysur rezultatin.

Të parët në avantazh kaluan suedezët me Smajiç në minutën e 14-të. Do duhej e 29 minutë kur Vranici të barazonte ndeshjen. Në të 73 minutë asisti i Duros u shfrytëzua nga Kashari për 1-2.

Tri pikët do i “vuloste” Vranici me dopietë në minutën e 81.

Në grup me Suedinë, Uellsin dhe Kroacinë, kuqezinjtë e vegjël mbajnë vendin e parë me pikë të barabarta me Uellsin. Ndeshjet e radhës për Shqipërinë janë në 23 tetor kundër Kroacisë dhe në 26 nëntor kundër Uellsit.