Celebrities Gossip Showbiz

Kudo po flitet për një ‘krisje’ të shoqërisë së tij me Bes Kallakun, reagon për herë të parë Olsi Bylyku!

Aktori i humorit Olsi Bylyku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur rreth marrëdhënies me aktorin Bes Kallaku. Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij, Besit.

Pas kësaj mungese shumë aludime pati në lidhje me një “krisje” të mundshme në marrëdhënien e Olsit me Besin. Më në fund Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që gjithsecili prej atyre kanë.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm nga një individ.

Nuk kemi pasur asnjë zënkë, thjesht jemi shkëputur dhe ftohur me njëri-tjetrin. Jemi takuar dhe kemi biseduar gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person. Ndoshta ndikoi edhe rruga e ndryshme që secili zgjodhi. Unë mendoj që ftohja nuk vjen nga një individ, vjen nga të dyja palët.