Bota Tech

Kufizimet e çipave ndaj Kinës, Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-ve!

Japonia dhe Holanda do t’i bashkohen SHBA-së në vendosjen e ndalesave të çipave ndaj Kinës. Qëllimi i kësaj është “goditja ndaj ambicieve të Pekinit për ndërtimin e kapaciteteve të saj për prodhimin e çipave vendor”, kjo sipas burimeve të gazetës. Kompania holandeze ASML Holding VL do të ndalohet që të transferojë makineritë të litografisë me ultravjollcë të thellë që përdoren për prodhimin e çipave dhe kufizime të ngjashme do të vendosen për kompaninë japoneze Nikon Corp.

Përpjekja e përbashkët është një zgjerim i politikës së presidentit amerikan Joe Biden për të kufizuar aftësinë e Kinës për të prodhuar dhe zhvilluar gjysmëpërçuesit e saj, të cilat përdoren për inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive në ushtri, por do të ndikojë gjithashtu edhe në industrinë e teknologjisë celulare.

Prodhuesit e pajisjeve amerikane u ankuan se pengimi i vetëm kompanive amerikane nga tregtia me Kinën po ndikon në konkurrencën e tyre, gjë që çoi në rishqyrtimin e qeverisë holandeze dhe japoneze se si ASML, së bashku me Tokyo Electron, po eksportojnë makineri të tilla. Peter Wennink, drejtor ekzekutiv i ASML, paralajmëroi se kontrolli i udhëhequr nga SHBA-ja mbi eksportin e makinerisë të litografisë eventualisht do ta shtynë Kinën që të zhvillojë teknologjinë e saj të avancuar.

Do të marrë pak kohë, por eventualisht, ata do të arrijnë në atë pikë.