Rajoni

Kufizimet nga Covid-19, Mali i Zi shtrëngon masat

Pas Greqisë, rëndimi i shifrave të pandemisë, sjell kufizime lëvizjeje edhe me Malin e Zi. Podgorica zyrtare njofton se duke filluar nga e hëna, në pikëkalimin e Hanit të Hotit do të kalojnë vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave.

Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi. Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.

Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë. Policia Kufitare Shkodër u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar.