Food & Drink Health & Beauty

Kujdes, edhe ushqimet e shëndetshme mund të përmbajnë ngjyrues artificialë!

Sado e frikshme të duket, ajo që nuk dini është që edhe ushqimet e shëndetshme mund të përmbajnë ngjyrues artificialë. Një nga këto ushqime është salmoni i tymosur. Ngjyra e zjarrtë rozë, me të cilën njihet salmoni, nuk është gjithmonë natyrale. Ka prodhues të cilët përdorin kombinimin e ngjyrës së kaltër, të verdhë dhe të kuqe në prodhimet e veta të mishit të peshkut, në mënyrë që fileto të duken më atraktive.

Një ushqim tjetër janë drithërat. Gjurmët e ngjyrës së kaltër dhe të kuqe janë gjetur në këto drithëra. Sigurisht që tërshëra është e shëndetshme, por fakti trishtues është se shumica e produkteve ‘granola’ kanë të shtuar mjaltë, fruta të thata, çokollatë, patate të skuqura me gjalpë kikiriku dhe madje edhe pluhur kosi.

Jogurtët nga ana tjetër janë të bërë me ngjyrues artificialë. Disa lloje frutash kanë po aq kalori dhe yndyrë sa edhe një qese me patatina. Madje, edhe salcat të cilat kanë ngjyrë të bardhë shpesh përmbajnë sasi të caktuar të ngjyruesve artificialë. Edhe në lëngjet e frutave ka ngjyrues artificialë. Këto lloj lëngjesh në shishe kanë po aq kalori sa një hamburger.

Zakonisht në këto lloj lëngjesh përdoren ngjyrues artificialë, ëmbëlsues të shtuar dhe shurup misri me shumë fruktozë. Përse kastravecët të cilët në shtëpi i bëni turshi nuk duken si ato që blini në dyqane? Për shkak se u shtohet ngjyrues, në mënyrë që të duken sa më të gjelbër. Ndërkaq nëse i blini të paketuara patatina, duhet ta dini se më shumë se sa për perime bëhet fjalë për perime të ngjyrosura. Ato zakonisht përmbajnë të njëjtën sasi të yndyrës dhe kripës si patatinat e zakonshme.