Health & Beauty Sociale

Kujdes! Ky ‘ves i keq’ rrit rrezikun e çmendurisë…

Njerëzit midis moshës 50 dhe 70 vjeç që flenë gjashtë ose më pak orë në natë kanë rrezik më të madh të zhvillimit të demencës.

Një studim i ri mori në vëzhgim gati 8,000 të rritur britanikë me zakonet e tyre, ku  higjiena e gjumit, cilësia e gjumit dhe ritmi ditor janë monitoruar për më shumë se 25 vjet.

Studimi, i botuar në revistën ‘Nature Communications’ tregon një rrezik në rritje të zhvillimit të demencës me rreth 30 përqind në njerëzit midis moshës 50 dhe 60 vjeç, të cilët flenë gjashtë orë ose më pak gjatë natës, krahasuar me ata që flenë rreth shtatë orë.

Studimi u krye nga shkencëtarë nga Instituti Kombëtar Francez për Shëndetin dhe Kërkimin Mjekësor (Inserm) dhe Universitetin e Parisit në bashkëpunim me “University College” (UCL) të Londrës.