Lifestyle Love & Sex

Kujdes, mos u përfshini shumë emocionalisht! Këto 3 sjellje tregojnë se ai po ‘luan’ me ju!

Kur sapo keni nisur një njohje me dikë, gjithë cilësitë e mira të tij dhe sjelljet emocionuese, ju duken një shenjë pozitive për vazhdimësinë e marrëdhënies. Por, mos ndoshta të gjitha këto po bëhen për një arsye të caktuar? 3 shenja paralajmëruese që tregojnë se ai thjesht po ‘luan’ me ju:

1. Takimi i parë duket premtues

Burrat e tillë e dinë saktësisht se çfarë duhet të thonë. Një burrë që luan me ndjenjat e një femre e di saktësisht se çfarë dëshiron të dëgjojë në takimin e parë. Ai do t’ju tregojë se sa i evoluar është. Ai do t’ju tregojë për rrugën shpirtërore në të cilën ka qenë. Do t’ju tregojë se si e ka shëruar fëmijën e tij të brendshëm. Dhe të gjitha këto do t’ju prekin në shpirt, apo jo?!

2. Biseda e tij nuk duket se ka qëllim t’ju njohë

Biseda me qëllim njohjeje ndalet dhe biseda bëhet pak më erotike. Ai po ju angazhon pak me biseda dhe mesazhe të ‘pista’.

3. Bie ndesh me fjalët e tij

Herë pas herë ai bie ndesh me fjalët e tij, çfarë thotë tani, nuk e thotë pastaj. Ai do të fillojë të zhduket, në mënyrë që të jeni pikërisht ju që ta ndiqni. Kjo lojë mund të mos dallohet nga gratë, por duhet të bëheni pak të zgjuara në këto takime dhe mos e lejoni veten të përfundoni një ‘lodër’ e tij.

Burrë apo grua, ne nuk veprojmë në të njëjtën mënyrë me një mik apo atë që ka zënë gjithë hapësirën në jetën tonë. Në të njëjtën mënyrë, ne mund të mbështesim më shumë se kushdo gjysmën tjetër. Ja 7 gjërat që burrat i bëjnë vetëm me atë që e duan vërtet.

Në pranverë humori ndryshon bashkë me ngrohjen e motit dhe lulet që lulëzojnë. Pikërisht kështu lindin më intensivisht ndjenjat për dashurinë dhe nevoja për pasion, flirtim dhe shoqëri. Sipas yjeve, ka disa shenja të horoskopit që në pranverë ndjejnë një nevojë më të madhe për të gjetur gjysmën tjetër dhe e kanë të vështirë të mbajnë dëshirën për dashuri. Lexoni më poshtë cilat janë këto shenja.