Food & Drink Health & Beauty

Kujdes në ushqim, stërvitje intensive dhe përsëri nuk po shihni rezultate?! Mësoni se ku po gaboni!

Një ndër funksionet më të rëndësishme të jodit në organizmin e njeriut është ndikimi i tij në gjëndrën tiroide. Periudhën e ftohtë e karakterizojnë aktiviteti më i ulët fizik dhe kënaqja e shpeshtë me ushqim kalorik. Shumicës u ndodh që, edhe pse i kushtojnë kujdes ushqimit dhe stërviten rregullisht, rezultatet e dietës mungojnë.

Kjo mund të ndodhë edhe për shkak që organizmit i mungon jodi. Një ndër funksionet më të rëndësishme të jodit në organizmin e njeriut është ndikimi i tij në gjëndrën tiroide. Funksionimi jo i duhur i tij transmetohet në organe të tjera. Gjëndra tiroide është organi më i rëndësishëm endokrin.

Dr.David Browstein, mjek dhe autor i 16 librave, shpjegon që organizmi ka nevojë për jod për të prodhuar sasi të mjaftueshme tiroksine dhe triodtironinë, dy hormone pa të cilët nuk ka funksionim dhe zhvillim normal të trupit të njeriut. Është tiroksina që ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe shkallën e djegies së yndyrës.

Akumulimi dhe humbja e peshës mund të jenë vetëm një nga shenjat e mosfunksionimit të gjëndrës tiroide të shkaktuar nga mungesa e jodit. Mungesa e jodit në organizëm manifestohet me mungesë energjie, përqendrim të dobët, depresion, lodhje, rënie të flokëve dhe pamje jo të shëndetshme të lëkurës. Trupi i njeriut nuk mund të prodhojë apo të ruajë jod, ndaj është e nevojshme të konsumohet çdo ditë.

Burimet më të mira të jodit janë peshqit dhe algat. Thithja e jodit gjithashtu mund të reduktohet duke ngrënë ushqime si lakra, lulelakra, lakra jeshile, lakrat e Brukselit, brokoli, mustardë, soje, fara liri, kikirikë dhe të tjera. Ka nisur zyrtarisht sezoni i gripit. Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin. Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve.