Bota Tech

Kujdes sepse për shkak të temperaturave ekstreme shumë telefona po mbinxehen dhe po shpërthejnë!

Korriku ishte një nga muajt më të nxehtë  në pjesën më të madhe të Evropës dhe kështu po vijon edhe muaji gusht. Mbretëria e Bashkuar në veçanti është goditur nga një valë e fortë të nxehti me temperatura mesatare më të larta se ato në dekadat e fundit. Natyrisht, ishte e vështirë për njerëzit që përgjithësisht nuk ishin mësuar me një nxehtësi kaq të fortë. Bateritë e telefonave duket se e kanë të vështirë të përballen edhe me temperaturat e larta. Një YouTuber i njohur vuri në dukje se bateritë në tre nga telefonat e tij Samsung “shpërthyen” për shkak të valës së të nxehtit. Megjithatë, mund të ketë më shumë nga sa duket.

Arun Maini është një YouTuber shumë i njohur, i cili rishikon në mënyrë të vazhdueshme të gjithë llojet e telefonave nga Samsung dhe prodhues të tjerë. Ai ka bërë me dije se 3 celularë të tij Samsung kanë shpërthyer për shkak të temperaturave të larta kështu që duhet të bënin kujdes.

Arun Maini tha se bateritë e Samsung Galaxy S6, Galaxy Note 8 dhe Galaxy S10 u zmadhuan shumë, duke nxjerrë nga vendi kapakun e telefonit dhe duke e deformuar atë.

Por, Maini nuk është i vetmi. Shumë të tjerë në Britaninë e Madhe kanë treguar në rrjetet sociale se celularët e tyre Samsung janë nxehur shumë, edhe duke mos u përdorur. Në vitin 2016, celularët Samsung Galaxy Note 7 patën raste shpërthimesh, duke shkaktuar 112 zjarre në Angli.