Celebrities Gossip Showbiz

Kujt i drejtohet Rina Balaj me postimin e fundit?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Rina shpesh poston foto dhe video në Instastory, duke na treguar momente nga jeta e saj e përditshme. Ditën e sotme bukuroshja ka çuditur ndjekësit me postimin e fundit, teksa ka pozuar shumë seksi me një veshje dhe me flokët e gjata ngjyrë të kuqe, po ajo çfarë i ka bërë të gjithë kurioz është shkrimi në foto. Këngëtarja është shprehur se arrin gjithmonë të fitojë, por nuk dihet se kujt i është drejtuar me këto fjalë.

Unë gjithmonë fitoj

Mesa duket kohëve të fundit Rina është fiksuar me pozat nga krevati, ashtu siç kanë qenë edhe fotot e fundit të saj në rrjete sociale. Ama këtë herë bukuroshja vjen ndryshe, jo më me të brendshme dhe provokuese, por më e thjeshtë dhe e veshur me rroba. Duket gjithashtu se Rina tashmë është kthyer përsëri tek flokët e saj të kuqe dhe për këtë foto natyrisht nuk mund të mungonte një shkrim prej saj.