Celebrities Gossip Showbiz

Kujt i thonë “Më fal” Dafina dhe Majk?

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Burime për Prive para disa ditësh zbuluan se bukuroshja do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Ende nuk ishte vërtetuar asgjë nga dy artistët, deri pak javë më parë, ku artistët e vërtetuan me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram.

E teksa na kishin paralajmëruar për datën, 13 janari erdhi dhe dy artistët publikuan “Më fal”. Teksti i këngës është shkruar nga vetë ata, ndërsa kanë patur dhe ndihmën e reperit Elinel. Bashkëpunimi i tyre është një këngë dashurie, e cila i përshtatet më së miri kohës.”Më fal” ka vetëm pak që është lançuar së bashku me videoklipin shumë të veçantë që vetëm dyshja mund të sjellin në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=c6f6S3BA8Fw

Majk solli bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë dhe pjesëtarin tjetër të grupit ‘Babastars’, Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezajn. “Mëkati im” është kënga e reperit së bashku me dyshen e artistëve, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Nga ana tjetër Dafi ka paralajmëruar një bashkëpunim me të dashurin e zemrës, Dj Geek, teksa kanë publikuar një foto së bashku në një makinë portokalli teksa janë në krah të njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë puthje dhe përqafime.