Live From Tirana

Kujtim Gjuzi për vrasjen e oficerit: “Brenda shtatë ditësh duhet të lahen hesapet!”

Sot i ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ ka qenë i ftuar ish-deputeti Kujtim Gjuzi. Ai ka folur rreth çështjeve të ndryshme në lidhje jo vetëm me legalizimin e kanabisit dhe drogërave të lehta por edhe në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë dhe fenomeneve të ndryshe social në lidhje me përdorimin e drogërave.

Çfarë duhet të ndodhi me drogërat e lehta, a duhet të kemi një qasje tjetër sa i përket këtij fenomeni, a duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të angazhuar ne si individ apo edhe si shoqëri, Kujtimi është përgjigjur duke thënë se:

Si një qytetar shqiptar dhe si një deputet nga 7 maji i 2019 deri me datë  9 shtator të vitit 2021, më bën që të jem i kujdesshëm në dhënien e përgjigjes. Përgjigja për ju do të jetë surprizë në këtë rast. Kanabis duhet legalizuar.

Në lidhje me pyetjen që a ka një hulumtim shkencor me të cilin në një moment të caktuar është prezantuar, ish-deputeti është shprehur:

Po, patjetër. Akademia Kombëtare Konservatore e Shkencave drejtohet nga Doktori i Shkencave ekonomike Enriko Ceko por brenda saj kemi gjinekolog profesor Gjergji Theodhosi dhe po ashtu kemi farmacistin e njohur, Prof. Dr. Gëzim Boçari-n. Në konsulencë me të dy, ata thonë që lëndët narkotike duhen kontrolluar dhe legalizuar përmes kontrollit të rreptë qeveritar sepse janë lëndë që përdoren në farmaceutikë, në mjekësi. Bima e kanabisit është e hershme sa vetë qytetërimi në glob. Si pasojë e kësaj ata kanë konsultuar, personin që keni në studio pra qytetarin Kujtim Gjuzi, që të ketë kujdes në dhënien e përgjigjeve dhe unë dhashë për ju një përgjigje të Këshillimit Konservator Akademik.

Për çështje e vrasjes së oficerit të policisë nga 21-vjeçari ai ka thënë:

Duhet legalizuar që të mos vriten oficerë të policisë, mos të kontrollojnë shefa komisariatesh apo drejtorë të policisë kanabisin dhe të konsiderohen që ato kanë parcelat personale. Kjo tani është pak konspirative.

Më konkretisht në lidhje me vrasjen që ka ndodhur ai është shprehur:

Unë dua të them që vrasja që ndodhi atje duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, shokëve të oficerit të policisë që u ndodh atje pa masat mbrojtse, gjë që Partia Kombëtare Konsevrvatore e ka kërkuar në parlament në legjislaturën e nëntë, me forcë.

Ai ka vijuar duke thënë se:

Si mundet të shkojë oficeri i policisë në vendin e hashashit dhe krimit, pa jelekun mbrojtës. Kush janë këta drejtues të policisë, pse e çuan atje? Kjo është një pikëpyetje e madhe. Në një farë mënyrë Partia Kombëtare Konservatore pas kalimit të asaj që i thonë shtatë ditë nga i ndjeri, që tani është dëshmor i atdheut, të kërkohet hesap, shqip, të kërkohet hesap kush ishin ata që bënë këtë operacion pa masat mbrojtëse, kush janë ata njerëz të cilët tashmë kanë lënë vakant një vend të kryefamiljarit.

Legalizmi i drogërave ishte një temë që u diskutua gjerësisht dhe ai tha se:

Nëse do të legalizonin dhe do të kontrollonim me kujdes të gjithë këtë bimë narkotike, nën kontrollin dhe kujdestarinë e rreptë të shtetit , unë jam një ekonomist me profesion dhe kjo gjeneron para siç thatë ju por gjithmonë duhet si një ish-drejtor i një depoje farmaceutike mund të them se do të ishte e shkëlqyer nëse shteti shqiptar do ta kontrollonte pra nuk do ta linte në një anarki të plotë.

Kujtimi theksoi gjithashtu se:

Gjithmonë duhet të jenë të mbrojtur. Policia duhet mbrojtur. Nuk mundet të përdoret çdo lloj droge nga më e lehta te më e rënda, pa konsulencën e mjekut.

Çfarë ndodh me fëmijët që ndodhen në rrugë dhe që për fat të keq i përkasin edhe pakicave dhe komunitetit rom dhe sa herët ekspozohen në raport me substancat Kujtimi është shprehur se:

Është një situatë tepër riskuese.

Ish-deputeti zgjodhi që të bënte edhe një apel në lidhje me këtë temë.

Unë i bëj apel Kryetarit të bashkisë, Policisë bashkiake i cili ka në dispozicion qendrat e fëmijëve në Tiranës, I bëj apel kryeministrit, zotit Rama po ashtu edhe një zonje që është në krye të paralamentit që të sjellin në vëmendje për këta fëmijë të cilët janë në rrugë, kur ata financohen nga Komuniteti Europian për të patur një jetë ndryshe.

Përsa i përket çështjes së legalizimit ai dha një zgjidhje që mendonte se ishte e drejtë për të gjithë.

Është një çëshje delikate dhe duhet të kalojë përmes referendumit. Nëse shumica e popullatës thotë që kjo duhet të përdoret në kontrollin e rreptë, e theksoj të qeverive. Nuk do të ketë më abuzime, nuk do të ketë më narkoshtet por do të ketë një shtet të së drejtës i cili vendos kanalet dhe pikat mbi i se ku duhet të kalojë legalizimi i lëndëve narkotike.