Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Kukës, zjarret shkrumbojnë pyjet!

Zjarri i rënë një ditë më parë në pyjet e “Majës së Zezë” në Kukës vijon të jetë aktiv duke djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre. Gjatë ditës së sotme në terren janë angazhuar 36 forca të emergjencave civile që po përpiqen të venë nën kontroll flakët dhe më pas t’i shuajnë ato përfundimisht.

Pyjet në Kukës janë djegur gjatë gjithë muajit gusht për shkak të disa vatrave aktive të zjarreve në zonat pyjore “Maja e Rrunës”, “Laku i Thive”, “Qafa e Kumbullës”.
Shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme e gjatë sezonit veror në vend, ku mbizotëron edhe thatësira, flakët bënë kërdinë nga veriu në jug duke djegur hektarë të tëra me bimësi e pyje.

Si çdo vit qeveria përpiqet të kërcënojë piromanët, por kjo mënyrë ka qenë tërësisht e dështuar pasi apelet dhe paralajmërimet kanë rënë në vesh të shurdhër.