sport

Kukësi rrezikon rënien, merr 1 pikë me Teutën! Trajneri Rrahmani: Lojtarët në tension nga drejtuesit

Kukësi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola me Teutën në javën e 32 të Superligës, duke vijuar të rrezikojë më shumë rënien nga Superliga për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse në ‘Kukës Arena’ verilindorët provuan me çdo kusht të fitonin 90 minutat e mbyllën 0-0. Kjo bëri që Kukësi të vijojë të renditet në vendin e 8 me 37 pikë dhe nëse kampionati mbaron këtu duhet të bëjë ‘play-off’ për të qëndruar. Gjithsesi është vetëm 1 pikë më pak se Erzeni i vendit të shtatë.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Rrahman Hallaçi u shpreh:

“Kishim menduar që të merrnim fitoren, tentuam në këtë gjitha mënyrat. Dolëm në fund me dy sulmues por me shumë vështirësi nuk ia dolëm të realizonim shanset. U afruam, por përsëri vuajtëm te finalizimi. Pjesa e parë ishte e luftuar te të dy skuadrat, sot kishte luftë sportive. Nuk mjafton vetëm kaq, nuk kemi bërë një ndeshje perfektë, ashtu duhej të ishte nëse do të kishim shënuar golin e marrë tre pikët”.

Ndryshimet në formacion?

“Shihej pak lodhje dhe rotacioni ishte mbi këtë gjë, Lojtarët janë të bllokuar edhe nga tensioni i rezultateve që priten nga drejtuesit. Por nuk ka asgjë, asnjë keqkuptim me lojtarët. Me Partizanin do kujdes, u thashë që nuk kemi luksin të bëjmë rotacione të plota nga ndeshja në ndeshje se fundi është pak i vështirë. Do bëjmë nga pak, sidomos për pjesën kryesore të lojtarëve që i kanë bërë të gjitha ndeshjet.”