Sport

Kukësi triumfon në Laç dhe del nga zona e ftohtë e renditjes!

Kukësi triumfon në Laç me rezultatin 1-2 dhe regjistron fitoren e dytë radhazi në kampionat. Të zotët e shtëpisë e nisën mjaftë mirë sfidën, duke kaluar të parët në avantazh që në minutën e 10 -të.

Kapiteni Mentor Mazrekaj asistoi saktë për Guindon, me këtë të fundit që nuk gaboi duke goditur saktë nga brenda zonës. Për Guindon ishte goli i parë që prej rikthimit të tij te Laçi në merkaton e dimrit.

Kukësi u mundua të reagonte dhe vetëm pas 16 minutash riktheu baraspeshën me Rashitin. Ndreca pasoi saktë drejt sulmuesit në zonë, me këtë të fundit që shfrytëzoi në maksimum mundësinë e artë për të barazuar rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa Kukësi në fraksionin e dytë riktheu rezultatin. Në minutën e 53 të besuarit e trajnerit Hallaci kaluan në avantazh me Ebert.