Celebrities Gossip Showbiz

“Kulmi i barbarisë dhe shtazërisë”, Besa Kokëdhima shpërthen në rrjete sociale! Çfarë e revoltoi këngëtaren?

Këngëtarja, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Nuk dihet se për çfarë arsye, por Besa bëri një pauzë gati 1-vjeçare duke mos sjellë asnjë prurje të re. Gjithsesi, ajo ka qenë aktive në rrjete sociale për kauzat ndaj mbrojtjes së kafshëve, pasi njihet si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Këngëtarja gjithashtu vazhdon të mos jetë shumë aktive në muzikë, por në rrjete sociale vazhdon të reagojë ndaj situatave që në fakt na shqetësojnë të gjithëve. Së fundmi, në media është diskutuar e folur shumë mbi ngjarjen më shumë se të rëndë të ku 27-vjeçari nga Kamza dhunoi të bijën, vetëm 6 vjeçare.

Me anë të një postimi në Instastory, Besa teksa ka shkrepur një foto gjatë një emisioni që po diskutonte në lidhje me këtë temë, ka reaguar tepër e indinjuar.

Çfarë po na shohin sytë! Ku janë organizatat e mbrojtjes së fëmijëve e grave! Krime të tilla janë kulmi i barbarisë dhe shtazërisë! Dënoni autorët të mos e shohin më dritën e diellit! Keni shkatërruar e damkosur një qenie të pafaj përjetë! Çohuni organizata, këto janë rastet më të kobshme për të marrë në mbrojtje e fenomenet më groteske për të luftuar!

Besa Kokëdhima ka qenë artistja e parë e cila reagoi negativisht lidhur me ardhjen e artistit serb, Goran Bregovic si i ftuari special në Festën e birrës në Korçë. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, artistja bëri thirrje që të bojkotohej pjesëmarrja në këtë event, pasi sipas saj ai nuk është një njeri i mirë.