Food & Drink Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Kultura e të ushqyerit në Shqipëri, çfarë po hamë ne sot?! Dhurata Thanasi na zbulon gjithçka për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio themeluesja e “Luga e Argjendtë”, Dhurata Thanasi për të na folur më shumë rreth mënyrës dhe kulturës së të ushqyerit.

Çfarë hamë ne sot?

Në përgjithësi ne hamë atë çfarë na ofron tregu. Konsumatori sot është në kakofoni totale. Uria sot në botë ka arritur shkallët më të mëdhaja. Shpërndarja e ushqimit nuk është e barabartë. Raporti nuk është i drejtë. Mendojmë se hamë ushqim të mirë por në fakt nuk e hamë. 70% e ushqimit që hanë italianët nuk është italian, ushqimi i tyre transportohet në vende të tjera. Ka ndryshuar shumë struktura kimike e një produkti. 

Sa po mirëushqehemi ne sot?

Njeriu është bërë për të ngrënë atë çfarë ka prodhuar. Ushqimet e stinës, janë sa më natyrale, sa më afër është ushqimi aq më shumë ke akses tek ai. Ne duhet të ushqehemi sipas stinës për të parandaluar shumë gjëra. Ushqimi stinor të ofron kulmin e vitaminave. Lëndinat apo kullotat që janë nëpër male kanë barin më të mirë dhe në këtë rast prodhohet edhe qumështi më i mirë. 

Cilat produkte nuk duhet të hedhim në mbeturina?

Bujqësia po bëhet intensive, toka nuk ka moment ku pushon. Mbillet vazhdimisht. Kjo lloj bujqësie sjell produkte që jo gjithmonë janë natyrale dhe të pastra. Panxharit ose karrotës ne i hedhim pjesën e gjetheve, është e frikshme që hidhen bishtat e panxharëve. Sot mund t’i bësh edhe japrak, ne hedhim një pjesë të mirë siç janë gjethet. Është koha e luleve, që janë të bukura jo vetëm për zbukurim por në mënyrë të kontrolluar mund të jenë të mira edhe për t’u ngrënë. Lulet janë antioksidantë të jashtëzakonshëm. Lulet e majit përdoren në pastiçeri por pjalmi i pistilave të tyre është i ëmbël, janë edhe luledelet që mund të gatuhen dhe të hidhen në tarta, edhe petalet e tyre gjithashtu. Çikorja është ajo bimë që është pak e hidhur por është e mirë për hollimin e gjakut dhe parandalimin e tensionit të lartë. Lulja e diellit, petalet e saj mund të hahen. Është margarita, shafrani, lulja e kumbullit, e patëllxhanit, manushaqja, lulja e çiklaminës. Janë fantastike për t’u konsumuar. 

Sa i përket kërcenjve të cilat mbartin pafund minerale, Thanasi na thotë se:

Duke qenë se kam qenë në habitat njerëzish që gatuanin shikoja që nuk mësohet riciklimi, pra ti merr frutin dhe hedh pjesën tjetër. Nuk e kuptoj dot këtë. Të qenit e vyshkur nuk domëthenë që i ka humbur vlera ushqyese. Majdanozit ia hedhin pjesën e kërcellit, pjesën e bishtave ti mund ta bësh detoks, e lë 24 orë në frigorifer. Nëse kastraveci është i pastër, e gjithë lëkura e tij bëhet lëng detoks, mund të bëhet si sallatë gjithashtu, ka mijëra mënyra. 

Disa nga perimet që mund të përdoren si pasta?

Kungulli dhe panxhari me mollë. Panxhari i kuq i prerë pasi zihet pak ai bëhet shumë i mirë me uthull, me limon, me piper të zi, me mollë të prera hollë bëhet një pjastë vegjetariane e përkryer. Është e mrekullueshme. Të gjitha perimet që kanë brumë janë të rëndësishme, edhe rrepi i bardhë bëhet shumë i mirë dhe sekreti qëndron te ajo përzierja e salcës me disa elementë të tjerë kur gatuhet. Ka rëndësi marinimi sepse kjo bën t’i shtohet shija. Zhardhokorët kanë një aromë toke dhe jo të gjithë i përshtaten. Kemi shumë zona që kanë gjithashtu tartuf, është në vetvete kërpudhë dhe është fantastike. Kerpudhat janë shumë biologjike.