Celebrities Gossip

Kulture i ngjan mamit kokë e këmbë! Cardi B poston fotot e bukura të saj.

I ngjan mamasë së saj kokë e këmbë! Vajza e reperes së njohur Cardi B dhe Offset është duke ndjekur hapat e mamasë sa saj që tani. Janë faktet ato që e tregojnë një gjë të tillë. Nuk dihet nëse ajo do të ketë një talent për të kënduar si të dy prindërit e saj, por një gjë është e sigurt ama. Stilin e mamasë së saj ajo e ka huazuar dhe e ka bërë të sajin që tani.

Mamaja e Kulture, reperja e hitit të njohur ‘Bodak Yellow’ e dëshmoi vetë një gjë të tillë pasi ajo postoi në rrjetin e saj social Instagram disa foto të vogëlushes së saj. Fotot kishin për qëllim që të tregonin modelin e ri të flokëve të vajzës Kulture Kiari. Në postimin e saj ajo kishte shkruar:

E mahnitshme si babi i saj.

E veshur me një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë me një shkronjë “M” në pjesën e përparme të saj, tregoi në setin fotografik modelin e saj të gërshetave të cilat kishin edhe njW zemër anash përveç gurave të shkëlqyeshëm që ndodheshin kudo.

Edhe pse Kulture është vetëm 3 vjeç, ajo tashmë ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin e saj social Instagram. Llogaria e saj sigurisht që menaxhohet nga mamaja e saj e cila poston shpesh foto të veshjeve dhe modeleve të flokëve të Kulture.

Së fundmi Cardi B e ka përqëndruar fokusin tek kujdesi për fëmijët e saj. 29-vjeçarja e ka bërë të ditur vetë këtë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Twitter para pak ditësh. Ajo tregoi se të dy fëmijët e saj, vjaza 3-vjeçare Kulture dhe vogëlushi 2 muajsh nuk janë mirë, arsyen ajo nuk e ka treguar por mesa duket mund të jetë një virozë e stinës, e cila i ka bërë fëmijët që të jenë pak të sëmurë.