Celebrities Gossip Showbiz

Kundërpërgjigja e Arbanës për ndjekësen që e mallkoi do t’ju lërë pa fjalë!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E padyshim, e shumëpërfolur është edhe një nga prezantueset më të dashura nga publiku prej vitesh tanimë, Arbana Osmani. Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve.

E në median ‘online’ ku të gjithë kanë të drejtë të thonë çfarë të duan, padyshim që nuk mungojnë edhe njerëz që ofendojnë pa asnjë arsye. Siç i ka ndodhur së fundmi, Arbanës e cila vendosi ta ndajë me të gjithë ndjekësit, gruan që e ka mallkuar dhe për më tepër është vetë mama.

Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.

Kujtojmë se Arbana e ka nisur rrugëtimin e saj në Top Albania Radio por më pas ajo ka arritur që ta fitojë dashurinë e dhe admirimin e publikut shqiptar me projektet të cilat ka qenë pjesë. Sidomos tani që ajo vjen më pranë nesh çdo të martë dhe të premte me spektaklin “Big Brother VIP”.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se familja e madhe e “Top Media” festoi 20- vjetorin e Top Channel në një mbrëmje madhështore. Gjatë mbrëmjes nuk mund të mungonin edhe fjalët e moderatores:

Sot kam gjithë ditën që jam shumë emocionale, sepse kam kujtuar momentet e mia më të bukura gjatë këtij rrugëtimi 20 vjecar. Jam e lumtur që kam qenë këtu që nga fillimi; kam qenë fëmijë kur kam filluar punë në TOP, tani kam dy fëmijë por pasioni për punën në këtë television, në këtë institucion është njësoj si në ditën e parë.