Sport

Kupa e Gjermanisë/ Frankfurti mund Shtutgartin dhe kalon në finale përballë Leipzig!

Eintracht Frankfurt arrit të kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë pas triumfit fantastik përballë Stuttgart me rezultatin 2-3.

Skuadra e Glasner zhvilloi një ndeshje të madhe dhe pavarësisht disavantazhit ja doli mbanë të arrinte kualifikimin. Stuttgart zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, por fraksioni i dytë foli për Eintrachtin e Frankfurtit që realizoi tre gola.

Fillimisht me Ndicka në minutën e 51, që vendosi baraspeshën, ndërsa katër minuta më pas Kamada kaloi në avantazh të tijtë. Goli i sigurisë për Eintrachtin u shënun në minutën e 77’. Randal Kolo Muani shndërroi në gol një 11-metërsh.

Finalja e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet më datë 3 qershor në Berlin, aty ku do të jenë përballë Leipzig me Eintrachtin e Frankfurtit.