Sport

Kupa e Shqipërisë 2022-2023, dy çiftet gjysmëfinaliste!

Sot u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023 e ku kanë kaluar katër ekipe. Eshtë fjala për Tiranën, Teutën, Vllazninë dhe Egnatian.

Ky short u zhvillua në mjediset e stadiumit “Air Albania” e ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe ata të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 26 prill e 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet në datën 1 qershor 2023.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia – Egnatia (26 prill)/ Egnatia – Vllaznia (11 maj)

Tirana – Teuta (26 prill)/ Teuta – Tirana(11 maj)

Finalja 01.06.2023