Sport

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i çerekfinaleve!

Sot u hodh shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. 4 çiftet interesante që u përcaktuan janë: Laçi-Partizani, Vllaznia-Korabi, Teuta-Kukësi, Dinamo-Skënderbeu.  Ky short u zhvillua në ambientet e stadiiumit “Air Albania”, ku të pranishëm ishin  dhe përfaqësues të klubeve.

Dy supersfidat e kësaj faze do të luhen mes Partizanit, që shorti i përcaktoi përballë Laçin dhe Kukësit që do të përballet me kampionët aktualë të Kupës së Shqipërisë, Teutën. Vllaznia duket se ka një ndeshje të lehtë në letër ku shorti i përcaktoi përballë Korabin, ndërsa Dinamo do të luajë kundër Skënderbeut.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 17 mars dhe do të përcaktohen me një ndeshje tek dhe jo me sistem vajtje-ardhje.