Sport

Kupa e Shqipërisë & Kategoria e Parë / Lushnja barazon, Apolonia i merr 3 pikë Besëlidhjes!

Barazim 1-1 në takimin Lushnja-Burreli në Kategorinë e Parë, teksa Apolonia triumfoi ndaj Besëlidhjes në takimin e parë të raundit të 1/16-ve në Kupën e Shqipërisë.

Skuadra matjane ishte afër triumfit të parë sezonal në Lushnje, aty ku kaloi e para në avantazh me anë të Klajdi Kryemadhit në minutën e 12’. Burreli ruajti avantazhin deri në fund, por lagunarët evituan humbjen falë golit të Florian Dacit në minutën e 12 shtesë.

Lushnja numëron 4 pikë pas javës së tretë, ndërsa Burreli u ngjit në kuotën e dy pikëve. Vendi i parë mbahet nga Dinamo me 7 pikë.

Festë fierake në Lezhë, aty ku Apolonia mposhti 0-1 vendasit falë golit të nigerianit Anthony në mesin e pjesës së dytë, që afron ekipin mik me kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë.