Auto & Moto

Kuptimi i pikave të verdha dhe të kuqe në gomat e makinës tuaj!

Gomat e makinave testohen në fabrika. Pikat e kuqe dhe të verdha shpesh mund të shihen tek to dhe janë të rëndësishme kur vendosen gomat në rrota dhe gjatë balancimit. Pika e verdhë shënon pikën në perimetër ku goma juaj peshon më pak. Kjo mund të jetë për shkak të konsistencës së gomës, një fryrje shtesë në anën e gomës ose ndonjë tjetër papërsosmëri.

Për çfarëdo arsye, ajo pjesë e gomës është më e lehtë se çdo pikë tjetër rreth skajit të jashtëm të gomës. Kjo pjesë e gomës përputhet me valvulën në rrota. Nga ana tjetër, pika e kuqe tregon pikën më të lartë të devijimit radial dhe ndryshimit të forcës radiale. Jo vetëm që është e vështirë për prodhuesit e gomave të bëjnë një të tillë të balancuar në mënyrë të përsosur, por është gjithashtu shumë e vështirë të prodhojnë një gomë të përkryer të rrumbullakët.

Këto pika e bëjnë balancimin më të lehtë, sepse shënojnë pikën maksimale të ndryshimit të forcës radiale (RFV),  domethënë kur goma të kthehet, forca që vepron në gomë dhe rrotë do të jetë maksimale në zonën e pikave të kuqe. Rikujtojmë, se kompania Continental, e njohur për prodhimin e gomave, është duke zhvilluar një plan sipas të cilit do të përdorë materiale plotësisht të qëndrueshme dhe të ricikluara në procesin e prodhimit nga viti 2050. Thjesht bluarja e gomave të vjetra për të bërë të reja në procesin e ri nuk do të jetë e mjaftueshme, në vend të tyre do të përdoren shishe plastike dhe lëvozhgë orizi.